Zonja Rina është prej Tetove, e sheh se si po ndërtohet, rrugët po i shtron zotëri Bilall Kasami”, kështu tha deputetja e VLEN Mimoza Musa deklaratë për të cilën reagoi Rina Ajdari nga Fronti Europian, përcjell TV21. Ajdari tha se, në Tetovë janë duke u finalizuar projektet e BDI-së për të cilat nuk ka pasur kohë që t’i përfundojë ish-kryetarja, Tetua Arifi.
“Për çfarë projekte për Tetovën. Kryetari i Tetovës ka përfunduar 70% të projekteve që kanë filluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Projekte të reja në komunën e Tetovës nuk ka pasur, janë finalizim”, tha Rina Ajdari.-Pse nuk i finalizoi Teuta Arifi?
-Nuk kishte kohë”, iu përgjigj Ajdari deputetes së VLEN-it.