Për kornizën negociuese, sipas Kushtetutës, organi kompetent i cili e pranon ose refuzon është Qeveria, por Qeveria është e frikësuar nga revolta e qytetarëve dhe tenton që përmes Kuvendit të amortizojë dhe deputetët e koalicionit qeveritar t’i shfrytëzojë si alibi, si numër për pranim kinse të propozimit francez për të cilin Parlamenti nuk ka kompetencë, deklaroi sot deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.
Sipas tij, tani debati është i përqendruar në Informacionin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese, ndërsa informacioni, sipas Rregullores, është rangu më i ulët i debatit në Kuvend.
“Ajo që Bujar Osmani dhe Kovaçevski nuk kanë guxim ta publikojnë protokollin maqedonas-bullgar dhe të ketë diskutim real serioz në publik do të vihet në kozmetikë teatrale në Kuvendin maqedonas, që pastaj ata do ta shfrytëzojnë për atë që tashmë kanë vendosur të thonë ‘po’ për këtë propozim, i cili konsiderojmë se është i dëmshëm dhe do të sjellë vetëm procese politike retrograde dhe tensione për ndonjë revizion historik gjatë 10-15 vjetëve të ardhshme. Në çdo rast, deputetët e VMRO-DPMNE-së në mënyrë të argumentuar do ta shpërfytyrojnë këtë propozim dhe dëmin e tij dhe do të jetë kundër kësaj përpjekje teatrale që Kuvendi të shfrytëzohet si alibi për atë që të hënën ose të martën Qeveria, Kovaçevski dhe Osmani do të thonë ‘për’ këtë propozim”, potencoi Milloshoski.burimi i lajmit