7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMilikije Halimi e dënoi sulmin ndaj ekipit të TV21 dhe kërkoi zbardhje...

Milikije Halimi e dënoi sulmin ndaj ekipit të TV21 dhe kërkoi zbardhje të rastit

linku video https://tv21.tv/mk/zakani-za-ekipa-na-tv21-vo-arachinovo-da-izbrishesh-se-inaku-vetuvam-deka-se-ke-skrsham/

linku teksti https://medial.mk/2019/04/17/milikije-halimi-e-denoi-sulmin-ndaj-ekipit-te-tv21-dhe-kerkoi-zbardhje-te-rastit/

Kryetarja e komunës së Haraçinës Milikije Halimi e dënoi sulmit ndaj ekipit të TV21, i cili ishte kryer në territorin e komunës,  prejse gazetarët i kanë incizuar  qytetarët,  të cilët janë ankuar për  infrastrukturën e keqe në fshat. Ajo kërkoi zbardhje të tërësishme të rastit, ndërsa reagimi i saj është përmbajtur  në letrën që e ka dërguar te SHGM.

“Më ashpër e dënoj sulmin që ndodhi në hapësirat e komunës. Si njeriu i parë i vetëqeverisjes loikale personalisht do të mundohem  që ngjarjet e tilla më asnjëherë të mos përsëriten. Liria e shprehjes, e informimit publik dhe puna e pandërrerë e mediumeve janë të padhunueshme, dhe fuqishëm qëndroj  pas atyre vlerave të cilat  edhe me kushtetutë janë tëgarantuara. Pres dhe u bëj thirrje, institucioneve kompetente, në afat të mundshëm më të shkurtër ta zbardhin  ngjarjen dhe në mënyrë adekuate të sanksionohen”, thotë kryetarja në reagim.

SHGM paraprakisht kumtoi se sjellja e tillë primitive dhe dhunuese  të cilës u janë nënshktruar  kolegët e TV21, është e papranueshme dhe paraqet sulm ndaj lirisë së informimit dhe  pengimit klasik në kryerjen e punës së gazetarëve.

SHGM e përshëndet reagimin e shpejtë të kryetares Milikije Halimi dhe njëkohësisht kërkon hetim urgjent dhe efikas nga ana e Ministrisë së punëve të Brendshme. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments