26.3 C
Tetovo
E martë, 23 Shtator, 2025
BallinaLajmeMikcoski: Shqyrtojmë mundësinë që të sigurojmë filtra për oxhaqe, për 5,000 deri...

Mikcoski: Shqyrtojmë mundësinë që të sigurojmë filtra për oxhaqe, për 5,000 deri 10,000 amvisëri

Kryeministri Hristijan Mickoski, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit, njoftoi se në një mbledhje qeveritare do të shqyrtohet mundësia e sigurimit të filtrave për oxhaqe për ata që ngrohen me dru ose me karburante fosile, përcjell TV21. Mickoski tha se gjithashtu, në disa objekte shtetërore, qeveria do të instalojë filtra për oxhaqe.“Për shkak se gazifikimi është proces që do të zgjasë më gjatë, nuk do të kemi rezultate të shpejta, ndoshta do të duhet të mendojmë që me të njëjtin parim që subvencionojmë për kondicionerë, pompa termike dhe për subvencionim të faturave për familjet me gjendje të rënduar sociale, 5,000 deri 10,000 amvisërive, t’u sigurojmë filtra për oxhakë. Ata amvisëri që përdorin lëndë fosile, respektivisht dru. Ditëve të fundit kam punuar personalisht në këtë problem dhe shoh që një pjesë e madhe e qyteteve në atë mënyrë e kanë ulur ndotjen. Në parimin kush arrin i pari, shërbehet i pari. Ne si qeveri përafërsisht kemi lokalizuar, me këshilltarin tim në Kabinet, koleg në fakultet, tash bartës liste për Qytetin e Shkupit, rreth 500 objekte, objekte shtetërore që gjithashtu përdorin lëndë fosile ose dru, të shohim edh ene si qeveri të jemi pro-aktivë dhe të instalojmë filtra me çka do ta ulnim ndotjen”, tha mes tjerash Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments