-0.9 C
Tetovo
E premte, 26 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMijëra qytetarë morën kërkesa nga DAP për pagesën e të ardhurave nga...

Mijëra qytetarë morën kërkesa nga DAP për pagesën e të ardhurave nga jashtë vendit

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka dërguar më shumë se 10 mijë kërkesa për pagesën e tatimit nga të ardhurat e realizuara jashtë vendit. Drejtoresha e DAP-it deklaroi se 1.200 persona kanë dorëzuar llogaritjet vullnetarisht, ndërsa për rreth 1.300 janë lëshuar aktvendime tatimore. Ajo sqaroi se nuk bëhet fjalë për pagesë retroaktive, por për zbatimin e detyrimit ligjor dhe njoftoi se kontrollet do të vazhdojnë.

“Procesi i tatimit është ende në vijim – këta 2500 persona që deri tani janë tatimuar, qoftë me dërgim vullnetar të llogaritjes ose me aktvendim tatimor, për ta tatimi i llogari arrin pothuajse 1 milion euro, por procesi ende vazhdon sepse këta 2500 persona janë një e katërta e atyre që deri tani i kemi ftuar për të deklaruar dhe tatimuar të ardhurat tyre, dhe do të ketë edhe persona të tjerë që duhet të thirren”, tha Elena Petrova – drejtoreshë e DAP-it.

Ndërkohë një pjesë e personave të cilët morën njoftimet për tatim të papaguar dolën në protestë para godinës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Kumanovë. Ata deklaruan se vendimi i DAP përbën “gjueti parash” për mbushjen e arkës së shtetit.

“Ne mendojmë se DAP ka bërë gabime serioze në procedurat dhe nuk ka vepruar me kohë në evidentimin e të ardhurave, nuk ka sjellë aktvendim gjatë vitit ose vitin tjetër, nuk ka siguruar informim të rregullt dhe me kohë për qytetarët. Kjo nuk është procedure e rregullt tatimore, kjo është “gjueti parash” për mbushjen e arkës së shtetit”, tha një qytetar.

Personat që marrin paralajmërimin për pagesë të tatimeve kanë afat 8 ditor për shlyerjen e detyrimit. Nëse gjatë kësaj periudhe paguajnë tatimin, do të përballen me bllokim te llogarive, ndërsa në rastet kur shuma është më e madhe, është e mundur edhe konfiskimi i pronës.

Drejtoria e të Ardhurave Penale sqaron se të gjitha të ardhurat nga jashtë: si paga, honorare, shërbime frilens, qira, fitime kapitale, kriptovaluta, dividendë dhe te ngjashme -i nënshtrohen tatimit. Përjashtim janë të ardhurat që nuk përfaqësojnë të ardhura, si dhurata, ndihma familjare ose pagesa përmes Western Union, Ria dhe MoneyGram.

Kujtojmë se, më 13 dhjetor, qytatarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre kishin pretenduan se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë. (Alsat)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments