2.9 C
Tetovo
E hënë, 7 Prill, 2025
BallinaLajmeMickovski tha “BDI duhet të sjellë ide kreative”, i përgjigjet BDI-ja me"...

Mickovski tha “BDI duhet të sjellë ide kreative”, i përgjigjet BDI-ja me” ide më kreative”.

Në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit, i cili tha se “BDI duhet të sjellë ide kreative” dhe se “ankesat për degradimin e situatës janë vetëm mbrojtje e korrupsionit,” ne dëshirojmë të theksojmë qartë dhe prerë:

Situata e shqiptarëve sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut po rikthehet në atmosferën para vitit 2001.

Edhe atëherë, askush nuk donte të dëgjonte ankesat autentike të shqiptarëve. Në vend të kësaj, këto ankesa legjitime cilësoheshin si aspirata separatiste e irredentiste.

Kudo përhapeshin naracione se “shqiptarët janë në pozitë të mirë” — ndërsa në realitet ishin të shtypur, të përjashtuar dhe të padukshëm në institucionet shtetërore.Vetëm pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, bota e pa të vërtetën: shqiptarët ishin realisht të margjinalizuar dhe të diskriminuar në mënyrë sistematike.

Sot, 20 vite më vonë, po përsëritet e njëjta përpjekje për të heshtur ankesat legjitime të shqiptarëve — por me një narrativë të re.

Jo më “separatistë” apo “irredentistë”, por “të korruptuar”. E njëjta përmbajtje, vetëm se me mbulesë të re.

Një tentativë e vjetër për ta relativizuar të vërtetën, për ta shpërqendruar debatin dhe për të mbuluar një realitet që është i prekshëm për çdo qytetar.

Nëse Kryeministri kërkon ide kreative, atëherë po i propozojmë disa:
• Mos e prek Marrëveshjen Kornizë të Ohrit – ajo është themeli i bashkëjetesës dhe garancia për barazi.
• ⁠Mos e prek ligjin e gjuhës shqipe
• Le të bëjmë vetting të plotë për të gjithë funksionarët nga viti 1991 e deri më sot – të hetohen pasuritë, burimet dhe mënyra se si janë fituar.
• Të rihapet procesi i privatizimit – që të zbardhet sesi u plaçkit pasuria publike dhe kush përfitoi prej saj.

Këto janë idetë kreative që i nevojiten vendit.
Jo fjalë të mëdha për të mbuluar padrejtësitë e reja, por guxim për të përballur të vërtetat e vjetra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments