7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickovski kërkon takim liderësh

Mickovski kërkon takim liderësh

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski bëri thirrje për një takim liderësh për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai përsëriti se partia nuk do të ndryshojë qëndrimin për ndryshimet kushtetuese dhe nuk do t’i nënshtrohet asaj që ai e përshkroi si një fushatë torture dhe presioni. Sipas tij, tortura organizohet nga Qeveria, e cila gjithashtu kërkoi nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të torturojnë VMRO-DPMNE-në në mënyrë që të pranojnë ndryshimin e Kushtetutës. Mickoski tha se deri më tani partia kishte ofruar zgjidhje, si ajo me kushtetutën sipas modelit kroat dhe ndryshime kushtetuese me efekt të shtyrë, por tani nuk ka asgjë për të biseduar me qeverinë përveç zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka asgjë më shumë në tryezë, por ka vetëm një gjë, takim liderësh rreth datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në atë takim liderësh t’i dakordojmë detajet e ndryshimeve legjislative. Jemi të gatshëm për zgjedhje të shpejta parlamentare pa qeveri teknike. Kjo është gjithçka që është në tryezë tani. Kushdo që dëshiron ta diskutojë këtë çështje me ne është i mirëpritur. Gjithçka tjetër, VMRO-DPMNE aktualisht e konsideron si pjesë të kësaj fushate të torturës dhe presionit,” tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments