9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMICKOVSKI: DUAM ZGJEDHJE GJATË VERËS TË CILAT NUK DO TA RREZIKOJNË SHËNDETIN...

MICKOVSKI: DUAM ZGJEDHJE GJATË VERËS TË CILAT NUK DO TA RREZIKOJNË SHËNDETIN E QYTETARËVE

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski sot deklaroi se janë për mbajtjen e zgjedhjeve këtë verë, por për zgjedhje të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve. Përsëriti se prioritet i partisë para së gjithash është shëndeti i qytetarëve, e pastaj zgjedhjet demokratike dhe korrekte.

Ai në lajmet e televizionit Telma theksoi se parimi i VMRO-DPMNE-së me të cilin do të prezantohen në takimin e liderëve është prioriteti i parë dhe themelor shëndeti i qytetarëve, e pastaj mund të diskutohet për çfarëdo lloj data të cilat do të sigurojnë prezantime korrekte dhe demokratike të platformës politike.

“Që ta shohim se kur do të mbahen zgjedhjet dëshiroj t’i dëgjoj autoritetet shëndetësore dhe pastaj të udhëhiqem, e gjithashtu edhe kryetarin e KSHZ-së se sa kohë nevojitet për përgatitje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha Mickovski.

Ai tha se sipas normave juridike pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nevojiten 60 ditë që të organizohen zgjedhjet.

“Duam zgjedhje këtë verë. Duam zgjedhje të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve. Duam të jenë zgjedhje të cilat do të sjellin pushtet të ri i cili do të dijë të menaxhojë me pasojat nga koronavirusi. E shihni që VMRO-DPMNE-ja kryeson në anketat, por për mua më me rëndësi është jeta e qytetarëve, e jo që të numërohen viktimat nga virusi korona”, sqaroi Mickovski.

Ai shpreson se për datën e zgjedhjeve do të arrihet konsensus me partitë tjera politike.

“KSHZ-ja duhet të vendosë për skenarin në lidhje me mënyrën se si do të vijojnë aktivitetet zgjedhore. Praktikisht sa kohë u duhet atyre për të realizuar proces zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm. Do t’ju kujtoj në këto zgjedhje, edhe pse qytetarët do të votojnë, dhe partitë politike do të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve, unë duhet t’ju kujtoj se është e nevojshme të keni prani të besueshme të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-së dhe ODIHR-it. Unë supozoj se ju e ndiqni situatën dhe e dini që kufijtë e BE-së mbesin të mbyllura deri më 14 qershor. Më tutje dua t’ju kujtoj gjithashtu që OBSH ka zgjatur afatin e shpalljes së pandemisë për tre muaj. Kështu që ka shumë faktorë që duhen analizuar para se të merrni një vendim përfundimtar”, sqaroi Mickoski.

Mickovski iu bëri thirrje të gjithë akterëve politikë që të jenë të mençur, të jenë mbi situatën, të mos rrezikohet jeta e qytetarëve dhe të mos udhëhiqen nga interesat partiake, por të udhëhiqen nga interesat e qytetarëve.

“Nuk guxon që fakti se a do të punojnë kafenetë ose jo të jetë kriter sipas të cilit ne do ta përcaktojmë datën e zgjedhjeve”, theksoi Mickovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments