14.9 C
Tetovo
E hënë, 28 Prill, 2025
BallinaLajmeMickoski:VMRO-DPMNE do të fitojë 61 deputet.Kryeministër shqiptar nuk guxon të ketë!

Mickoski:VMRO-DPMNE do të fitojë 61 deputet.Kryeministër shqiptar nuk guxon të ketë!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së në emisionin “Vetëm intervista” në Kanalin 5 tha se partitë duhet të pajtohen për shfuqizimin e qeverisë teknike jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme, por edhe për të gjitha zgjedhjet e rradhës derisa tha se në qeverinë teknike ka më shumë pengesa se çdo gjë që mund t’i shtojë vlerë procesit.

Numrat që kam unë dhe janë pjesë e matjeve partiake tregojnë qartë se ka vend për rritje dhe qartë tregojnë se OBRM-PDUKM mund të vijë në zgjedhjet e ardhshme dhe të shpresojë në një fitore të tillë, pra me 61 deputetë”.

Mickoski më tej ka deklaruar se nuk e sheh më nevojën e qeverisë teknike 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, e me këtë ai deklarohet kundër kryeministrit shqiptar, gjë që tashmë partitë në pushtet edhe janë dakorduar.

“Më besoni, e them më sinqerisht këtë dhe vlerësoj që së bashku me partitë politike në pushtet dhe partitë e tjera parlamentare duhet të ndërhyjmë në Kodin Zgjedhor dhe të fshijmë atë pjesë të qeverisë teknike dhe praktikisht nga ky moment e tutje të kemi një qeveri me legjitimitet politik”, ka thënë Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments