“E vetmja javë ku mund të harmonizohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është 5 maji, që është festa e Pashkëve. Kemi pasur praktikë edhe në të kaluarën, kështu ishte në zgjedhjet e fundit më 15 korrik të vitit 2020 dhe të kemi zgjedhje të mërkurën. Prandaj themi se 8 maji është sërish një datë e mundshme nëse raundi i dytë presidencial do të bëhej bashkë me atë parlamentar, do të kishte 72 orë afat për ankimime, për vendime e kështu me radhë dhe për të kapur afatin e 12 majit në mënyrë që presidenti i ri të inaugurohet”, tha Hristijan Mickoski, lider i VMRO-së.