4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMICKOSKI: ZGJEDHJE NUK MUND TË KETË DERI MË 30 KORRIK, NËSE QEVERIA...

MICKOSKI: ZGJEDHJE NUK MUND TË KETË DERI MË 30 KORRIK, NËSE QEVERIA DËSHIRON TË PËRMBUSHË NJË PJESË TË MASAVE NGA SETI I DYTË DHE I TRETË

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski sot në konferencë për shtyp paralajmëroi se një pjesë e masave antikrizë nga seti i dytë dhe i tretë nuk do të mund të realizohen nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme më 30 maj sepse pastaj hyn në fuqi neni 8a të Kodit Zgjedhor dhe të gjitha pagesat e jashtëzakonshme janë vepër penale.

“Nëse Qeveria është e ndershme në qëllimin dhe premtimet të cilat janë pjesë të setit të dytë dhe të tretë të masave, dhe nëse në të vërtetë dëshiron t’i ofrojë atëherë zgjedhjet nuk mund të ndodhin gjashtëdhjetë ditë nga ndërprerja e gjendjes së jashtëzakonshme. Që do të thotë nëse gjendja e jashtëzakonshme ndërpritet më 30 maj, më së voni deri më 30 korrik zgjedhje nuk mund të ketë. Atëherë nuk e flasin të vërtetën dhe janë hipokritë dhe sërish i gënjejnë qytetarët”, tha Mickoski.

Sipas tij, mbështetja ekonomike jo vetëm që nuk është ofruar por është dy deri në 2,5 herë më pak nga ajo që është paraparë nga Qeveria. Arritja e vetme ekonomike është deficiti dhe ky është rreth 200 milionë euro për katër mua.

Ndihmën për në prill, këtë muaj kanë marrë vetëm 17.813  subjekte juridike gjegjësisht 110.000 të punësuar, edhe kjo është 2,5 herë më pak nga ajo që është parashikuar me dekretin. Lidhur me masat nga seti i tretë, Mickoski tha se Qeveria ende nuk ka bërë të ditur metodologji mbi bazë të së cilës do t’i ndajë vauçerët, as megjithatë prej ku do të gjejë para për këtë. Për VMRO-DPMNE-në ky set i masave përveç për pi-ar nuk ka kurrfarë funksioni të dobishëm dhe mund të thuhet se është mashtrim zgjedhor.

Akuzoi se e gjithë kjo ka për qëllim të jetë një premtim parazgjedhor, përmes masës së njëfishtë.

Lideri i opozitës i bëri thirrje Komisionit Antikorrupsion të dalë me qëndrim për të gjithë këtë që, siç tha, për herë të katërt nga ministri dikasterial dhe nga Qeveria i është bërë e ditur opinionit.

Lidhur me bisedimet për zgjedhjet parlamentare, Mickoski tha se i kanë bërë të ditur datat për të cilat konsiderojnë se janë më të mira për zgjedhje dhe se janë të gatshëm për kompromis.

Nuk i konfirmoi informacionet se bisedime ka me ndërmjetësim të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.

Ai premtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, “qeveria e re e VMRO-DPMNE-së do ta përmbushë të gjithë atë që është premtuar si obligim për ekonominë dhe qytetarët nga ana e Qeverisë së LSDM-së”.  Sipas tij, partia opozitare ka qasje dhe strategji  të qartë si të ripërtërihet shteti pas krizës me koronavirusin.

Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se nuk e mbështet orën policore 58 orëshe, gjithashtu që nuk e mbështeti atë që ndodhi për Pashkët, cili është qëllimi, sipas tij, nëse pas përfundimit të orës policore vazhdon  me qasje më liberale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments