Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi nga Manastiri se kryeministri Zoran Zaev i kishte ofruar që të hyjnë në Qeveri, por me një kusht që të përkrahin Marrëveshjen e Prespës. Ai ka thënë se partisë së tij u ishin ofruar pesë ministri.
“Zaev është njeri i pandershëm dhe në një intervistë shpifi dhe tha se nuk do të bëjë koalicion apo qeveri teknike me mua. Në korrik në një takim në klubin e deputetëve, pas bisedimeve pesë orëshe më tha: ejani hyni në Qeveri dhe zgjedh pesë ministri, cilët të duash. Vetëm prano marrëveshjen. Përgjigja ime ishte se fytyra dhe dinjiteti im nuk kanë çmim. Këtë nuk e bëj as për para, as për fuqi…”, ka thënë Mickoski.