Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë një tubimi partiak në Gjevgjeli ka dërguar mesazhe se që nga sot opozita del në rrugë dhe sheshe.
-E di se këto janë momente të vështira dhe se pritnim të marrim datë të pastër për negociata me BE-në. Të gjithë ne besuam në ardhmërinë evropiane dhe do të vazhdojmë të besojmë, por nuk do të na udhëheqin politikanë gënjeshtarë, që vetëm premtojnë, kurse asgjë nuk realizojnë – ka thënë Mickoski.
Në fjalimin e tij lideri i opozitës Mickoski ka theksuar se si parti I kanë dhënë shans procesit dhe se 17 Tetori është dita kur përfundon koncesioni.
-Prej sot, për opozitën, 24 orë shtëpia do të jenë sheshet, rrugët, dyert e fqinjëve tanë dhe bashkëqytetarët gjithandej Maqedonisë. Të gjithë ne sot jemi brezi i njëjtë dhe ndajmë fatin e njëtë. Prej sot fillon ballafaqimi i fundit, prej sot paralajmëroj fitoren e madhe të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” – ka thënë Mickoski në Gjevgjeli.