Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka akuzuar ministren e drejtësisë Renata Deskoska dhe Qeverinë se nuk dëshirojnë të arrijnë marrëveshje për Prokurorinë Speciale Publike. Ai tha po ashtu se nuk është e vërtetë as deklarata se nga ligji për prokurorinë varet edhe marrja e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE
“Praktikisht ministrja negocjon që të mos arrihet marrëveshje. Ja kemi amendamente në tavolinë, le t’i pranojë amendamentet nëse ky është vërtetë kushti për hapjen e bisedimeve, të shkojmë në Kuvend dhe ta votojmë ligjin e ri për prokurori. Por është e qartë se dikush as ska për qëllim të arrijë marrëveshje dhe as që dëshiron të arrjë marrëveshje, ndërsa edhe sikur eventualisht ta votonim ligjin e ri për prokurori as që Maqedonia do të marrë datë për bisedime. Kjo grua fatkeqësisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të zhvilluar bisedime dhe bisedojnë që të mos dakordohen.”
Por, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ka thënë sot se ata dëshirojnë që zgjidhja për PSP-në të arrihet sa më shpejtë. Ai tha se nga ligji i ri për prokurorinë nuk mund të iket, por duhet të shfrytëzohet tani momenti që nga ky ligj të përfitojë vendi edhe në procesin integrues.
Bujar Osmani, zv/kryeministër
“Ajo çfarë ne duam të bëjmë është që vazhdimin e mandatit ta kapitalizojmë para qershorit dhe ky është insistimi jonë që ta bëjmë shpejtë, sepse do të vjen dita kur ashtu se ashtu do të duhet ta rregulojmë çështjen e PSP-së. Pse mos ta bëjmë tani kur mund të përfitojmë nga ky ligj dhe të kemi një vendim më të lehtë në Qershor. Unë mendoj që fakti që vetëm kanë filluar bisedimet, që Qeveria ka pranuar principet bazë të opozitës, opozita ka propozuar amendamente konkrete, po bisedojnë në forma të ndryshme formale dhe joformale, kujtoj që është një rrugë e mirë për momentin. Duhet t’i japim edhe pak hapësirë, por ka m theksuar që në ditën e parë, ne pqaralelisht do të duhet të punojmë në gjetjen e mënyrës alternative të aprovimit të ligjit”
Këto deklarata vijnë vetëm një ditë pas takimit të katërt të grupeve punuese partiake prej ku negociatorët dolën me tone optimiste. Vetë ministrja Deskoska tha se është arritur përparim, por ende ka pika për të cilat palët kanë qëndrme të kundërta. Arben Zeqiri /SHENJA/