Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për emisionin Vetëm e vërteta që transmetohet në televizionin Kanal 5, iu referua qëndrimeve të kryeministrit bullgar Petkov. Mickoski tha se së pari, Petkov këto ditë në një intervistë për Politko nga Brukseli, pasi u zgjodh kryeministër, gjegjësisht tani thotë se nuk ka asnjë politikan që menjëherë do të nënshkruajë marrëveshje me Maqedoninë sepse qeveria e tij do të bjerë menjëherë. Ose siç tha ai, nëse i bëni një profil personalitetit, guximi nuk është karakteristikë e tij. Së dyti, tha Mickoski, ai gjithashtu thotë se ne mbetemi në qëndrimet për problemet historike, i përmirësojmë dhe i forcojmë.
Pra, ai ka një pozicion ultra të ashpër dhe politikanët tanë e mirëpresin këtë,” tha Mickoski.
Sipas tij, problemi më i madh është se lidershipi shtetëror nuk ka një politikë konsistente.
“Nëse kemi politikanë të tillë që cënojnë çdo ditë qëndrimin tonë, ne nuk bëjmë asgjë. Problemi më i madh i udhëheqjes sonë shtetërore është se nuk kanë një qëndrim konsistent. “Pikëpamjet e tyre janë si plastelinë dhe në atë rast populli humbet”, tha kreu i VMRO-DPME-së, Mickoski.