Në periudhën nga 1 janari 2018 deri më 31 dhjetor 2022, për pesë vite qeveria e LSDM-së e rriti borxhin publik nga 4,787 miliardë euro në 7,703 miliardë euro, ose për 2,916 miliardë euro, ndërsa borxhi shtetëror për të njëjtën periudhë u rrit nga 3,958. miliardë euro në 6,581 miliardë euro, ose për 2,623 miliardë euro, thotë Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
“Rritja e borxhit publik dhe shtetëror në pesë vitet e fundit është më e madhe se rritja e borxhit publik dhe shtetëror për periudhën e 14 viteve të mëparshme, nga 1 janari 2003 deri më 31 dhjetor 2016.
Në pesë vjet ata arritën të rrisin borxhin publik dhe shtetëror më shumë se qeveritë e mëparshme në 14 vjet.
Krimi dhe korrupsioni. Tenderat në katër sy. Grabitje dhe gënjeshtra. Duhen zgjedhje që Maqedonia të fillojë të fitojë. Zgjedhjet janë të nevojshme për t’u dhënë fund kriminelëve politikë dhe mashtruesve”, tha Mickoski.