18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeMickoski: VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në, por...

Mickoski: VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në, por pa BDI-në

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski mes tjerash i ka ofruar atij që në Kuvend të miratohet me 2/3 nevoja për ndryshime kushtetuese, kurse pastaj të formohet Qeveri, ku nga 10 resorët që i menaxhon LSDM, 5 t’i merr VMRO-DPMNE, të përfundojnë ndryshimet kushtetuese, të nis procesi i bisedimeve me BE-në, pastaj kjo Qeveri të organizojë zgjedhje parlamentare. Mickoski tha se ka deklaruar se e pranon ofertën, me kusht që BDI mos të jetë në përbërje të kësaj Qeverie.“Në këtë ofertë, që paraqet qëndrim të Dimitar Kovaçevski, nga ana ime është dhënë kjo përgjigje, në rregull, e kuptoj ofertën, dhe për të njëjtën kam qëndrimin si vijon, VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera politike, por pa përfshirjen në qeverinë e njëjtë, të BDI-së”, tha mes tjerash Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments