Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, gjatë vizitës së sotme në Shkup, ka takuar edhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mçikoski, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale lidhur me marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Kam mbajtur të njëjtat qëndrime që njiheshin më parë publikisht.
Ajo që u theksua është nevoja për ndërtimin e besimit, marrëdhëniet e hapura dhe lidhjen e temave dhe fushave ku është i mundur bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përfitimi reciprok për qytetarët e të dy vendeve.
U theksua nevoja për bashkëpunim në tema që do të sigurojnë të ardhmen, investimet në arsim, shkencë, Korridorin 8 dhe projekte të tjera të rëndësishme për të dyja vendet.
Në vend të bllokadave, nevojiten ura, marrëdhënie të hapura dhe respekt të ndërsjellë, tha Mickoski.