Treguam menaxhim evropian, skandinav me komunat në nivel lokal dhe tregojmë që këtë një vit në nivel qendror se mundet në Maqedoni të menaxhohen institucionet pa afera të cilat do të nënkuptonin krim, korrupsion, keqpërdorim, thotë kryeministri Hristian Mickoski, duke shprehur bindje në, siç tha “fitore të madhe historike në zgjedhjet lokale të VMRO-DPMNE-së”.“Po kalon viti i katërt nga zgjedhjet e kaluara lokale, pjesa më e madhe e kryetarëve të komunave – 42 janë nga radhët e VMRO-DPMNE-së ose Koalicioni dhe nuk ka asnjë dyshim bazë për krim të bërë, korrupsion ose keqpërdorim të bërë. Treguam dhe dëshmuam se mundemi shumë më mirë t’i menaxhojmë institucionet dhe komunat nga shumë vende evropiane dhe një numër i madh i tyre janë pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës në Komunën Shtip.
I pyetur sa nga kryetarët aktualë të VMRO-DPHMNE-së mund të presin mandat të dytë, Mickoski tha se nuk do të flasë për emra, por se në gjysmën e dytë të majit do të dilnin me 80-90 për qind të emrave.
“Duhet t’i shohim matjet e mendimit publik. Shumë shpejt prej sot, gjysmën e dytë, në fund të majit do të dalim me do të thosha me 80, 85, ndoshta 90 për qind të emrave. Kuptohet unë para Komitetit Ekzekutiv dhe para atij Qendror, kuptohet pastaj është vendim i Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror nëse do të pranojë, nuk, do të ketë debat”, tha Mickoski.