1.1 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeMickoski thotë se nga muaji shkurt kompanitë mund t’i shfrytëzojnë mjetet nga...

Mickoski thotë se nga muaji shkurt kompanitë mund t’i shfrytëzojnë mjetet nga kredia hungareze

Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se të martën do të nënshkruhet marrëveshja me Bankën për Ripërtëritje dhe Zhvillim pas çfarë do të hapet edhe rruga që edhe kompanitë të mund t’i marrin mjetet nga kredia hungareze.

Kjo siç bëri të ditur Mickoski, pritet të ndodh gjatë muajit shkurt të këtij viti (2025).

“Do të kemi seancë online të Qeverisë. Ka disa ndryshime, e zgjeruam rangun e kompanive të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet (nga kredia hungareze). Në seancën e radhës, të martën do të kalojë marrëveshja. Pas kësaj, Banka për Ripërtëritje dhe Zhvillim do të mund t’i nënshkruajë marrëveshjet me bankat komerciale dhe nga shkurti kompanitë do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet (nga kredia hungareze)”, tha Mickoski.(Tv21)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments