5.7 C
Tetovo
E enjte, 6 Mars, 2025
BallinaLajmeMickoski tha se nuk e takoi Gruevskin në Budapest, pohon se ka...

Mickoski tha se nuk e takoi Gruevskin në Budapest, pohon se ka dëshmi që me të po takohen zyrtarë të LSDM-së dhe BDI

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në Budapest nuk është takuar me ish shefin e tij Nikolla Gruevski. Përkundrazi tha se ka dëshmi që zyrtarë të ish-koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI takohen me Gruevskin.“Jo, nuk jam takuar! Por nëse do të isha takuar do të informoheshit sepse unë ndjek një politikë të bazuar në parimin që e vërteta është më e sakta. Më besoni, sa herë që ndodh diçka, atë e them, sepse nuk kam asgjë për të fshehur, ndërgjegjja ime është e pastër. Por, mund të konfirmoj, së shpejti dhe me dëshmi, se një numër i madh i zyrtarëve të ish-koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI po takohen në Budapest me zotëri Nikolla Gruevskin, gjë për të cilën për fat të keq nuk kanë dhanë përgjigje të sinqertë, që nëse unë do të takohesha do ta thosha”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.Në vizitën në Budapest nuk ishte asnjë zyrtar i VLEN-it. Analisti politik Ibrahim Memeti në “DailyClick” tha se Mickoski, partnerët e tij të koalicionit dëshiron t’i mbaj larg vendimeve kur bëhet fjalë për rivendosje gjeostrategjike.

“Kjo nuk më habit, do të thotë mos prezenca e partive shqiptare sepse edhe po të ishin atje nuk mendoj se do të kishte një ndryshim sa i përket rolit të shqiptarëve në politikbërjen e shtetit dhe në përcaktimin e kahjeve ku shtetit do të shkoj. Tani shohim se kemi ndryshime shumë të mëdha në rivendosjen e binarëve që Maqedonia ka lëvizur në këto 20 vitet e fundit”, u shpreh Ibrahim Memeti – analist politik.

Të pyetur për këtë çështje, Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se ishte i sëmurë me grip. Ministri Fatmir Limani tha se e kishte agjendën e ngjeshur me punë të rëndësishme në Veles, kurse kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se në Budapest shkuan ministrat të cilët duhej të nënshkruanin projekte e marrëveshje.

I pyetur nga TV21, Kryeministri Mickoski tha se nuk ka pasur firmosje të asnjë ujdie apo memorandumi përveç huamarrjes hungareze prej 1 miliard euro

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments