“Informacionet e mia thonë se ish drejtori i Lotarisë tashmë një kohë të gjatë nuk është në territorin e Maqedonisë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21 për aksionin kundër Lotarisë Shtetërore për shkak të keqpërdorimit me para nga buxheti i Shoqërisë Aksionare.
Mickoski në studion e TV21 tha se ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili është poashtu i përfshirë në aksionin e Lotarisë, me veturë diplomatike dhe me një person tjetër e ka lëshuar shtetin dhe ka shkuar në Kosovë.
Ndërkaq ministri Pançe Toshkovski në konferencë për media tha se janë vërtetuar parregullsi gjatë lëshimit të Grubit nga vendi.
“Ai është grup më i gjerë. Nuk janë vetëm ish zëvendëkryeministri dhe ish drejtori i Lotarisë. Ish njeriu i parë i Lotarisë tashmë e një kohë të gjatë nuk gjendet në territorin e Maqedoni, kurse ish zëvendëskryeministri i parë me veturë me targa diplomatike”, tha Mickoski.