Ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bitiqi, ka reaguar sot përmes rrjetit social “Facebook” ndaj njoftimit të kryeministrit Hristijan Mickoski për investimin e ri gjermano-belg.
Bitiqi shprehet se është një investim i bërë nga kabineti i tij.
– Po, po: ka një ndryshim! Dikush stoliset me pendët e dikujt tjetër dhe shpall investimin e EPSOTECH si të tijin (dhe atë para se të finalizohen të gjitha procedurat), dhe dikush pret derisa të deklarohen të gjitha institucionet përkatëse për të konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit. Faleminderit VMRO-DPMNE-së për konfirmimin dhe vazhdimin e investimeve të planifikuara në të cilat kabineti im (tani ish) ka punuar profesionalisht dhe saktësisht në periudhën e kaluar. Duhet punë, jo PR që atdheu ynë të përjetojë përparimin që meriton”, ka shkruar Bitiqi.Ai tregon se bashkë me “EPSOTECH” janë edhe gjashtë investime të tjera për të cilat janë hartuar marrëveshje mbështetëse dhe janë në pritje të filtrit përfundimtar në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrueshmërisë, të cilat për arsye parimore dhe procesi zgjedhor nuk u shpallën.