8.9 C
Tetovo
E enjte, 20 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMickoski s’po mendon ta fusë ASH-në e Selës në Qeveri! Sulejmani nga...

Mickoski s’po mendon ta fusë ASH-në e Selës në Qeveri! Sulejmani nga VLEN nuk sheh problem nëse bashkëngjiten subjekte të reja politike

A ka gjasa që Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela të bëhet pjesë e Qeverisë, pas largimit nga AKI? I pyetur për këtë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk mendojnë për partner të ri në koalicionin qeverisës, ndërsa shtoi se javën tjetër se do t’i publikojnë emrat e ministrave të rinj, pas bisedimeve me VLEN-in.

“Mendoj që si qeveri kemi shumicë historike, të lartë në kuvend. 2/3 dhe në këtë moment nuk mendojmë diçka të tillë”, tha Mickoski.

Se shumica qeverisëse është stabile, e tha se zëdhënësi i VLEN-it Driton Sulejmani, por shtoi se nuk sheh ndonjë problem nëse numrat rriten edhe më shumë.

“Të gjithë jemi të njoftuar se ka biseda rreth zgjerimit të Qeverisë, për momentin numri i Qeverisë ose shumicës është stabile por nuk do të përbente ndonjë problem nëse kësaj qeverie i bashkëngjiten edhe subjekte të tjera politike, por është shumë me rëndësi që subjektet që bashkëngjiten të jenë të mendimit që bashkërisht të ecim përpara me reformat që i kemi të nevojshme për t’i realizuar edhe parimet për një qeverisje të mirë transparente për të mirën e përgjithshme të qytetarëve”, tha Sulejmani.

Sulejmani shtoi se VLEN është e gatshme për të bashkëpunuar me çdo forcë politike që e ka seriozisht reformën, që respekton institucionet, dhe që i shërben qytetarit, jo interesave personale, jo pazareve, jo luftërave të brendshme.

Përndyshe, dy ditë më parë ASH-ja e drejtuar nga Sela kumtoi se tërhiqet nga koalicioni AKI, në të cilën bashkë me BDI-në dhe ASH-në e Travarit garuan në zgjedhjet lokale, megjithatë nga subjekti i Selës kumtuan se do të mbeten në opozitë në mbrojtjen e kauzës kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments