13.4 C
Tetovo
E hënë, 5 Maj, 2025
BallinaLajmeMickoski: Shumë milionerë rreth Ali Ahmetit u pasuruan në kurriz të qytetarëve

Mickoski: Shumë milionerë rreth Ali Ahmetit u pasuruan në kurriz të qytetarëve

Duke komentuar paralajmërimet e Ahmetit se mund të dalë në rrugë të protestojë, kryeministri Hristijan Mickoski bëri thirrje liderit të BDI-së që të mos jetojë në të kaluarën, por të shikojë nga e ardhmja. Mickoski e këshilloi Ahmetin që fillimisht të hedhë një sy drejt milionerëve që e rrethojnë dhe që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, e më pas të përpiqet të ristrukturojë partinë e tij, në vend që të kërcënojë.

“Për fat të keq, duket se zoti Ahmeti ende jeton në të kaluarën, sepse nëse do të jetonte në të tashmen, do të mund të bënte një dallim të madh material midis të kaluarës dhe njerëzve të të kaluarës dhe të tashmes, në të cilën ai është në opozitë, dhe rreth tij ka shumë milionerë që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ai është në opozitë. Mendoj se nëse është i mençur, siç e paraqet veten, do të nxjerrë mësim dhe në vend që të kërcënohet, do të bëjë reforma strukturore, programore dhe kadrovike në partinë e tij. Dhe me fytyra të reja, me një program të ri, do të dalë para qytetarëve të Maqedonisë për të kërkuar besimin e tyre”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments