19.7 C
Tetovo
E hënë, 16 Qershor, 2025
BallinaLajmeMickoski: Shtetasit e RMV-së me aeroplan qeveritar do të evakuohen nga Izraeli

Mickoski: Shtetasit e RMV-së me aeroplan qeveritar do të evakuohen nga Izraeli

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Izrael janë mirë. Deri tani nëntë persona janë paraqitur për evakuim. Ata fillimisht do të dërgohen në Egjipt, e më pas do të transportohen me avion qeveritar për në vend. Deri tani, 22 qytetarë kanë kërkuar ndihmë për të lënë Izraelin dhe për t’u kthyer në vend.“Po, vazhdimisht jam në komunikim me ministrin për Punë dhe Tregti të Jashtme, Mucunskin. Edhe dje, edhe sot kemi biseduar. Tashmë po organizohet transporti për ata që duan ta lëshojnë Izraelin dhe të kthehen në Maqedoni. Do të angazhohet avioni i Qeverisë. Po bëhen përpjekje për evakuim në vendet fqinje, me shumë gjasa do të jetë Egjipti. Për momentin janë paraqitur nëntë persona dhe pres që sot ose nesër të nisë evakuimi.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments