4.4 C
Tetovo
E martë, 10 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMickoski: S’do të habitem sikur të arrijmë edhe deri në 100 tonë...

Mickoski: S’do të habitem sikur të arrijmë edhe deri në 100 tonë marihuanë të sekuestruar

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me rastin me marihuanën e sekuestruar, nëse do të ketë ndonjë vendim në mbledhjen e sotme të Qeverisë, deklaroi:

„Po, unë atë e paralajmërova se në periudhën që vijon do të bëhet kontroll edhe në objekte të tjera. Sot në Qeveri do të sillet ai obligim. Unë për shkak të aktiviteteve të tjera nuk do ta udhëheq mbledhjen e sotme, do ta udhëheqë zëvendëskryeministri Dimovski. Por pres që ky lloj vendimesh të merren dhe në ditët që vijonë të kontrollohen të gjitha ato kompani të cilat kanë marrë në ndonjë mënyrë licencë për ta kryer këtë veprimtari.“

Kryeministri Mickoski në lidhje me drogën e sekuestruar, theksoi se nuk do të habitej nëse arrijmë edhe deri në 100 tonë marihuanë të sekuestruar.

„Epo, disa dhjetëra tonë, nuk do të habitesha nëse arrijmë edhe deri në njëqind tonë marihuanë të sekuestruar.“

Në pyetjen se cili ministër ka qenë në atë kohë, i cili ka mundësuar lehtësimin e atyre rregullave për marrjen e këtij lloji të licencave, Mickoski tha:

Epo e qartë është se kush ka qenë, mendoj se mund ta supozoni se në një periudhë të caktuar ministër aty është edhe Venko Filipçe. Por, licencat janë një gjë, kurse gjëja e dytë është që është sjellë një Rregullore e cila është një nivel nën Ligjin, gjegjësisht është akt nënligjor me të cilin lejohet praktikisht të prodhohet lule kanabisi e cila nuk i plotëson normat GMP. Dhe ata kanë qenë të vetëdijshëm se kjo do të ndodhte. Dhe nëse nuk i plotëson ato norma, është logjike që me përdorimin e saj ose në procesin e ekstraktimit, vaji i cili prodhohet nuk mund të licencohet dhe të lëshohet në shitje, gjegjësisht të lëshohet në qarkullim. Kjo ka qenë shumë e qartë edhe për ata që e kanë sjellë atë Rregullore. Tani pyetja e vërtetë është: cili ka qenë motivi për t’u sjellë një Rregullore e tillë, nëse ju e dini se nuk mund ta arrini cilësinë për të prodhuar vaj i cili do të shitet në treg dhe i cili do t’i plotësojë normat? Dhe këtu duhet të bëhet një hetim serioz, por ky është vetëm fillimi. Ky është vetëm fillimi, nga ajo që kemi si indicie, por edhe nga ajo që Ministria e Punëve të Brendshme po bën në hetim – telefonat e caktuar, bisedat e caktuara e kështu me radhë dhe lloje të tjera provash –puna do të jetë shumë, shumë më e madhe.“

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments