17.8 C
Tetovo
E premte, 26 Shtator, 2025
BallinaLajmeMickoski: Rezoluta e dorëzuar nga LSDM-ja përmban falsifikime të shumta të fakteve...

Mickoski: Rezoluta e dorëzuar nga LSDM-ja përmban falsifikime të shumta të fakteve historike,pas zgjedhjeve do të dal me rezolutë

Kryeministri Mickoski tha se rezoluta e dorëzuar nga LSDM-ja përmban falsifikime të shumta të fakteve historike të cilat i cilësoi si monstruoze. Sipas tij, rezoluta nuk mbron përkundrazi shet interesat kombëtare maqedonase. Mickoski paralajmëroi se VMRO pas zgjedhjeve do të hartojë siç tha “rezolutë maqedonase”.

“Po bëhet përpjekje të mohohet një fakt historik. Të thuhet se gjuha maqedonase është bërë zyrtare në OKB nga viti 2019, është një gënjeshtër monstruoze sidomos në vitin kur shënojmë 80 vjetorin e kodifikimit të gjuhës maqedonase dhe pranimit të saj në OKB si gjuhë zyrtare të Federatës së atëhershme Jugosllave…ne si VMRO DPMNE, si parti përgjegjëse dhe shtetformuese do të bëjmë një rezolutë të vërtetë. Si bazë do ta marrim këtë rezolutë dhe përmes komisioneve kuvendore pas zgjedhjeve lokale do ta bëjmë “rezolutën maqedonase” e cila do të ketë për qëllim t’i mbrojë interesat kombëtare maqedonase, diçka që kemi parë se për LSDM-në nuk ekziston. Më vjen keq që edhe ky kryetar ashtu si dy paraprakët ndërsa kënaqet në jahtet luksoze bën rezoluta që kanë për qëllim t’i shesin interesat maqedonase”, deklaroi Mickoski. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments