Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nga Mynihu tha se Maqedonia mbetet në kursin evropian, por kërkon një proces dinjitoz.
Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih filloi dje, ku udhëheqësit dhe vendimmarrësit diskutojnë rreziqet e sigurisë dhe realitetin e ri gjeopolitik.
Ideja se “rendi botëror i bazuar në rregulla” po pëson goditje serioze dhe Evropa duhet të përshtatet me një pjekuri më të madhe strategjike, tha Mickoski.
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Mickoski hapi temën e integrimit evropian, por me një vijë të qartë: reformat duhet të maten me vlera dhe kritere, jo me bllokada politike ditore.
Kancelari gjerman Merz tha se çshtë i gatshëm të mbështesë pranimin e anëtarëve të rinj, gjë që forcon shpresën për një momentum më të shpejtë politik në BE.
