4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Qeveria u hoqi licencën dy kompanive për lojëra të fatit të...

Mickoski: Qeveria u hoqi licencën dy kompanive për lojëra të fatit të lidhura ngushtë me qeverinë e kaluar, të cilat kanë punuar në mënyrë ilegale dhe nuk kanë paguar taksat

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për heqjen e licencave të dy kompanive të lojërave të fatit, tha se bëhet fjalë për kompani të lidhura ngushtë me pushtetin e kaluar, të cilat kanë punuar në mënyrë ilegale dhe nuk kanë paguar taksat.

“Kemi dy raste të marrjes së licencave të lojërave të fatit, njëra është nga Strumica, tjetra nga Shkupi, nuk kanë paguar rregullisht taksat, do të thosha se kanë punuar në mënyrë ilegale, në bazë të mendimit që kam marrë nga institucionet kompetente. Por kjo nuk është e gjitha. Në seancën e Qeverisë u pranua interpretimi praktik i Ligjit, në të cilin u konstatua se që nga viti 2017, “Lotaria e Maqedonisë”, pavarësisht se nuk ka licencë, ka lëshuar licenca për organizimin e lojërave të fatit.“, tha kryeministri Mickoski.

“Ka zyrtarë të lartë të pushtetit të mëparshëm të cilët edhe pse e kanë ditur se kjo është kundër ligjit, kanë lejuar organizimin e këtij lloji të lojërave të fatit dhe me këtë kanë dëmtuar qytetarët dhe buxhetin”, theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se dokumentacioni u është dorëzuar organeve hetimore dhe pret që institucionet kompetente të dalin me qëndrim.

“E gjitha i është dorëzuar organeve të hetuesisë dhe pres që shumë shpejt organet kompetente hetimore të dalin me qëndrim në bazë të këtyre indikacioneve që ka konstatuar Qeveria”, tha kryeministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments