4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Qeveria po hyn në një betejë të fuqishme kundër kriminelëve e...

Mickoski: Qeveria po hyn në një betejë të fuqishme kundër kriminelëve e politikanëve të korruptuar

Dy janë sfidat me të cilat në periudhën e ardhshme do të përballet Maqedonia: tentimi për destabilizim dhe përpjekja e për të na tërhequr në fushatën parazgjedhore në Bullgari. Mickoski në një intervistë për MIA-n paralajmëroi se Qeveria po hyn në një betejë të fuqishme kundër kriminelëve e politikanëve të korruptuar.

“Është një koalicion njerëzish të manipuluar, por edhe njerëzish që e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë me paratë e fituara kriminalisht dhe për të mbrojtur të gjitha, të vetëdijshëm për përgjegjësinë që pason, do të përpiqen në çdo mënyrë që të krijojnë trazira, destabilizojnë situatën në Maqedoni sepse janë të vetëdijshëm se kjo qeveri ka një ambicie shumë të ashpër për të korrigjuar gabimet që kanë bërë. Gjithashtu po hyjmë në një betejë të fuqishme kundër kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar dhe individëve. Këtu nuk ka përjashtime. Ata gjithçka do të bëjnë që ta ruajnë kapitalin e fituar me krim, në atë mënyrë që do të tentojnë ta destabilizojnë gjendjen në vend”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ai tha se sfida e dytë është ajo që vendi të mos bie në grackën e Bullgarisë që siç tha ai të na tërheqin në fushatën e tyre parazgjedhore. Ai tha se në periudhën në vijim, politikanët në Sofje do të përpiqen ta përfshijnë vendin në retorikën e tyre parazgjedhore për zgjedhjet e planifikuara për në tetor dhe kështu, siç shtoi ai, para miqve nga bashkësia ndërkombëtare “të na portretizojnë si të djallëzuar dhe të këqij dhe sepse krijojmë grindje dhe trazira”.

“U bëj thirrje qytetarëve, politikanëve, atyre që i mendojnë mirë atdheut dhe qytetarëve, të mos bien në këto provokime, do të ndodhë, ne kemi qëllimin tonë strategjik, e dimë se në cilën rrugë duhet të ecim. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, ne e dimë se çfarë presin qytetarët nga ne dhe ne duhet të japim atë që ata presin”, shtoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Kjo shfaqje, në të cilën, shtoi Mickoski, këto qendra të pushtetit brenda dhe jashtë vendit do të mundohen të na sjellin, “duhet t’i shikojmë nga lart sepse nuk e meritojnë vëmendjen tonë”. I pyetur nëse ka një disponim në BE që të “hapin derën” në rrugën tonë evropiane, Mickoski përsëriti se ka një mënyrë, nëse vërtet duan të na shohin brenda. Këto komente Mickoski i bërë gjatë vizitës së tij në Kroaci ku u takua me homologun e tij Plenkoviq dhe presidentin kroat Millanoviq./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments