„Gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Qeverisë formuar një trup, dhe kemi obliguar ministren e Arsimit dhe Shkencës së bashku me këtë trup që të dalin në terren dhe të analizojnë të gjitha universitetet dhe fakultetet, shtetërore dhe private. Aty ku do të konstatohen mangësi, atyre duhet t’u jepet një afat i arsyeshëm për t’i hequr ato mangësi. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të mbyllen”, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske duke sqaruar se Qeveria po planifikon reforma në arsimin e lartë dhe vendos rend në institucionet.
Kryeministri është decid që institucionet e arsimit të lartë në vend që kanë mangësi do të kenë një afat të arsyeshëm për t’i hequr ato. Nëse mangësitë nuk eliminohen, objektet e tilla do të mbeten pa akreditim dhe nuk do të kenë leje pune.
„Këtë e them unë haptazi. Pse? Sepse më vjen turp në dy vende ku isha në Uashington dhe në Londër, ku pata rastin të bisedoja me kolegët nga fqinjësia njëri dhe tjetri dhe i treti, më thanë – diplomat tek ju fitohen brenda një dit dhe na bëjnë problem në vendet tona. Nuk mund të ndodhë më. Kjo nuk mund të ndodhë, aq më tepër që unë vij nga arsimi i lartë. Diplomat nuk mund të merren brenda ditës kjo duhet të ndryshohet. Do të kenë një periudhë të arsyeshme për të hequr mangësitë. Ata që nuk i heqin mangësitë do të duhet të mbyllen. Të humbin lejet e punës, të humbet licenca, akreditimi”, potencoi Kryeministri Mickoski.