17.1 C
Tetovo
E hënë, 15 Shtator, 2025
BallinaLajmeMickoski: Pse “Levica” ka kandidat për kryetar në Strugë, e nuk kanë...

Mickoski: Pse “Levica” ka kandidat për kryetar në Strugë, e nuk kanë në Veles, me këtë drejtpërdrejtë e ndihmojnë BDI-në

Kryeministri Hristijan Mickoski, në Ditarin e TV Sitel “Tema e ditës”, duke komentuar kandidatët për kryetarë të komunave të së Majtës në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, theksoi se kjo bëhet për të shpërndarë votat anti-BDI dhe për t’i dhënë një “gomë shpëtimi” BDI-së.

„Kjo është edhe një mënyrë tjetër për t’i dhënë një dorë Ali Ahmetit dhe BDI-së. Pse? Do të jap një shembull shumë të thjeshtë që të kuptohet nga të gjithë. Nëse ata me të vërtetë garojnë për të fituar, ndërsa atje nuk kanë asnjë shans teorik për të fituar, në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, pse nuk nxjerrin kandidat të vetin, të themi në Veles? Pse nuk nxjerrin kandidat në Shtip? Prej atje vijnë anëtarët më me ndikim të udhëheqësisë së partisë, ku ata kanë shanse reale për të konkurruar dhe për të fituar. Pse pikërisht në Tetovë, në Gostivar dhe në Strugë, ku as tetovarët, as gostivarasit, as struganët nuk do të votojnë për një parti që quhet BDI. Çfarë është qëllimi i tyre? Qëllimi i tyre është të shpërndajnë votat anti-BDI. Ky është thelbi. Të pakësojnë fuqinë e votave anti-BDI, në mënyrë që BDI t’ia dalë në rrethin e parë“, theksoi Mickoski.

Ai gjithashtu shtoi se kjo lojë do të kuptohet nga qytetarët dhe “E Majta” nuk do të arrijë qëllimin e saj.

„Qytetarët do ta kuptojnë dhe tashmë po e kuptojnë se qëllimi ynë në këto zgjedhje është që BDI-ja e cila e humbi pushtetin të mposhtet dhe të dërgohet përgjithmonë jashtë skenës politike në Maqedoni. Ky është thelbi i këtyre zgjedhjeve. Dhe duhet të mposhtet, por i kemi këta nga “E Majta” që përpiqen ta ndihmojnë BDI-në dhe i hedhin një ‘gomë shpëtimi’“, potencoi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments