ËSHTË KOHA QË BDI TË SHKOJË NË OPOZITË”
VMRO DPMNE pretendon sërish se ka numrat për të rrëzuar qeverinë aktuale. Kreu i saj Hristijan Mickoski tha se ka deputet nga rradhët e koalicionit që janë të gatshëm për të votuar pro shpëbrërjes së Kuvendit por tha se nuk do të jep më shumë detaje për shkak të presionit që mund të ushtrohet ndaj deputetëve. Sipas Mickoskit është koha që pas 20 vitesh, BDI të shkojë të opozitë.
Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski pretendon se ka numrat e nevojshëm të deputetëve për shpërbërjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tij, ka deputetët të koalicionit të qeverisë, të cilët janë të gatshëm për shpërbërje të Kuvendit, megjithatë ai tha se nuk mund të jep më shumë detaje rreth këtyre deputetëve, sepse do t’i nënshtroheshin presioneve partiake.
“Jemi të inkurajuar që ka deputet të koalicionit që është në qeveri BDI të mbështetur nga LSDM, të cilët përcjellin porosi të qarta se duan t’i jepet fund sa më shpejtë kësaj qeverisje kriminele dhe korruptuese të këtij koalicioni të BDI-së të mbështetur nga LSDM dhe se janë të gatshëm të mbështesin shpërbërje të Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mendoj se më në fund mund të flasim për 61 deputetë, nëse ata nuk kanë presion tani në ndërkohë, për këtë nuk mund të flasë për më shumë detaje” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski shtoi më tej se, data përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë 14 dhe 21 dhe në gjysmën e dytë të janarit apo gjysmën e paarë të shkurtit do të dihet si është situata.
“Është koha që pas 20 vitesh, BDI të shkojë të opozitë Është koha që pas 20 vitesh, BDI të shkojë të opozitë. Ajo është mirë edhe për BDI-në, që të mund të rikonstruohen dhe riorganizohen brenda. Sepse, pas 20 vitesh, me të vërtetë është periudhë shumë e gjatë të praktikoni fuqi, pushtet dhe të flitni për katër vite shtesë” – deklaroi Mickoski.
Së fundmi, zgjedhje të parakohshme parlamentare ka kërkuar edhe Lëvizja Besa. Kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami vendosi zgjedhjet e parakohshme si kusht për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. /KlanMacedonia/