8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Pres që në gjysmën e dytë të tetorit apo gjysmën e...

Mickoski: Pres që në gjysmën e dytë të tetorit apo gjysmën e parë të nëntorit të vihet në funksion kredia hungareze

Treguesit e parë në ekonomi me ndërrimin e qeverisë janë vërtet pozitive sa i përket rritjes së prodhimit industrial, industrisë përpunuese, rritjes së BPV-së, uljes së inflacionit…, detyrimet nga ana e institucioneve, Dogana, DAP dhe kjo inkurajon, thotë kryeministri Hristian Mickovski dhe shton se pret rritje të pagave në sektorin real.

Vendimi i Bankës Qendrore për uljen e normës referente të interesit për 0.25 për qind, sipas Mickoskit, do të thotë se ngadalë por sigurt në këto dy-tre muaj, gjendja po stabilizohet dhe ekonomia ngadalë po ringjallet.

Mickoski poashtu theksoi se pret aktivitet edhe më të madh ekonomik në tremujorin e tretë dhe të katërt dhe rritje më intensive të BPV-së dhe viti do të përmbyllet më mirë se parashikimet e institucioneve ndërkombëtare financiare.

“Pres të vazhdojë kështu, pasi në Parlament tani kaloi kredia prej 500 milionë euro. Tashmë pres që në gjysmën e dytë të tetorit ose gjysmën e parë të nëntorit të vihet në funksion ekonomia e vendit… dhe kompanitë vendore të mund ta shfrytëzojnë këtë kredi prej 250 milionë euro”, deklaroi Mickoski pas vizitës në Kavadar.

Me Ministrinë e Financave sië tha ai, analizohen kushtet nga bankat për shfrytëzimin e kredisë.

“U bëj thirrje bankave që të solidarizohen me biznesin dhe ekonominë e vendit dhe normën e interesit me të cilën është marrë kjo kredi, ta kenë edhe ata, të mos e rrisin dhe kalkulojnë me shpenzime, sepse gjithsesi shumë shpenzime kalkulohen. Nëse nuk është kështu, atëherë do të shkojmë me Bankën e Maqedonisë për Zhvillim dhe me mekanizmat që i kemi do ta fillojmë këtë projekt, sepse nuk duam që ekonomia e vendit të ngarkohet në mënyrë shtesë”, ka thënë Mickoski.

Lidhur me pagat, kryeministri tha se ESHS me të dhënat e korrikut të këtij viti ka hedhur poshtë tezën e ish qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së se me to janë rritur pagat, ndërsa me VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin nuk do të rriten.

“Enti Shtetëror për Statistikë me shifrën që ka publikuar për muajin korrik, jo vetëm që i ka demantuar, ka dhënë edhe dy kundërteza. Së pari, pamë që pagat në korrik, që në fakt ishte muaji i parë i kësaj qeverie, vazhduan të rriten me të njëjtin ritëm dhe temp të përshpejtuar, krahasuar me atë që ndodhi në periudhën e kaluar. Por dallimi është se në atë kohë buxheti vidhej mbi kurrizin e qytetarëve dhe inflacioni ishte dyshifror, kështu që paga që merrnin qytetarët ishte zhvlerësues”, tha Mickoski.

Sot, theksoi Mickoski, pagat përsëri po rriten me shpejtësi, por inflacioni është më i ulët në rajon në muajin gusht, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe është në nivelin 2,2 për qind, ndërsa që nga fillimi i vitit, pra deri në gusht është më i ulët prej 3.5 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments