Punësimi i garantuar i 500 studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet në Maqedoni, shteti të sigurojë punësim të rregullt, ka deklaruar sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarit.
Le të përsërisim premtimet tona për 0 taksën personale për të rinjtë deri në 29 vjeç, le të kujtojmë ato shtëpi për çiftet e reja të martuara, të flasim për arsim të lartë cilësor dhe të paktën një universitet në top 500 sipas renditjes së Shangait.
Ne si VMRO-DPMNE duhet të punojmë shumë për familjen si vlerë.
Prandaj është shumë e rëndësishme që të rinjtë të mbahen në shtëpi dhe të inkurajohen të rinjtë të krijojnë familje. Si Qeveri e ardhshme do të bëjmë gjithçka që të rinjtë të krijojnë familje këtu në Maqedoni dhe që ato familje të kenë sa më shumë fëmijë, sqaroi Mickoski.