-1.8 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Populli është i mençur, i refuzon mesazhet politike të opozitës, BDI...

Mickoski: Populli është i mençur, i refuzon mesazhet politike të opozitës, BDI nuk ka bërë asgjë të mirë sa ishte në pushtet

 Populli është i mençur, pa dallim etnie dhe i refuzon mesazhet politike të opozitës, përfundoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vendosjes së gurthemelit të sallës sportive në Komunën e Gazi Babës.

I pyetur për koment pas deklaratave të BDI-së se Qeveria nuk ka legjitimitet, ai theksoi se mbi 600.000 qytetarë më 8 maj e kanë dhënë votën e tyre për këtë Qeveri dhe se ëdhtë një nga të rrallat me rreth 80 deputetë në Parlament.

“Po, saktë, kjo Qeveri është pa BDI-në dhe këtë ne e treguam.  Kur e thamë këtë, treguam edhe arsyet pse është kështu. E shoh që prej andej ende disi nuk e kanë mësuar mësimin. Në mungesë të çfarëdo ideje tjetër që do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët, ata përpiqen të polarizojnë qytetarët dhe mendojnë se një politikë e tillu u sjell rezultate. Mendoj se e gjithë kjo është gabim. Dhe këtë e shohin në matjen e opinionit publik. Por mirë, ata nëse mendojnë se duhet të vazhdojnë të punojnë, le të vazhdojnë. Kjo është puna e tyre. Në vend që të kërkojnë falje dhe të kërkojnë të arratisurit nga drejtësia të kthehen, ata vazhdojnë edhe më tej me ndarjen e popullit. Por populli është i mençur, pa dallim etnie dhe këto mesazhe politike të opozitës i refuzon. Ddhe kjo është mirë dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Mickoski.

Lidhur me deklaratën e djeshme të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se partia është uragan dhe nuk do të lejojnë ndryshimin e Ligjit për gjuhët, kryeministri tha se për këtë do të vendosë Gjykata Kushtetuese.

“Mendojnë se me kërcënime do të mobilizojnë më shumë njerëz. Ligji për gjuhët se a do të ndryshohet apo jo dhe çfarë do të ndodhë duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese. Aty duhet të bëhet një debat publik, do të kërkojnë mendim nga Komisioni i Venecias e të ngjashme”, tha kryeministri.

Ai shtroi pyetjen se pse në më shumë se dy dekada të qeverisjes BDI nuk bënë asgjë të mirë, por gjithçka që bënë ishte me mungesa.

“Pyetja është pse për më shumë se dy dekada nuk arritën të bëjnë asgjë të mirë, por gjithçka që bënë ka të meta dhe ky është problemi më i madh. Para së gjithash, ata duhet të bëjnë një autocensurë dhe t’i përgjigjen vetes pse i lanë të gjitha këto gjëra ashtu siç i lanë. Por nuk harruan të blinin qendra tregtare, automjete të shtrenjta rolls rojs, instant kompani që importojnë qymyr, lojëra të fatit dhe keqpërdorime me licencat e lojërave të fatit. Këtë disi nuk e harruan në më shumë se dy dekadat e kaluara, por gjithçka tjetër që ishin duke fituar besimin harruan ta bëjnë siç duhet”, përfundoi Mickoski. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments