-3.5 C
Tetovo
E enjte, 8 Janar, 2026
BallinaLajmeMickoski: Po konfirmohen tezat se bullgarët dëshirojnë ridefinimin e plotë të identitetit...

Mickoski: Po konfirmohen tezat se bullgarët dëshirojnë ridefinimin e plotë të identitetit maqedonas

Po konfirmohen tezat se kërkesa që bullgarët të jenë në Kushtetutë nuk është kërkesa e vetme që e kanë ata,, por ridefinim të plotë të identitetit maqedonas, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski pas liturgjisë së Krishtlindjess në Kishën kryesore në Shkup, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

“Mua kjo nuk më habitë, nuk e di nëse dikë e habitë kjo në shtet. Vetëm i konfirmojnë ato teza të cilat i patëm nga çasti i parë se nuk është vetëm bullgarët në Kusttutë kërkesa e vetme por ridefinim i plotë i identitetit maqedonas. Por këto janë ditë kur duhet të falim, të basshkohemi edhe si popull edhe ssi komb dhe mendoj se përfundimisht si popull do të kuptojmë, pa dallim nëse jemi në pushtet apo në opozitë se për disa çështje vetëm duhet të jemi së bashku”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Shprehi keqardhje, që, siç tha, Qeveria e kaluar në një mënyrë të tillë “hyri në këtë aventurë dhe e ngujoi procesin eurointegrues të shtetit”. I bëri thirrje opozitës t’i braktisë tezat që i plason në opinion lidhur me eurointegrimet dhe të qëndrojë në mbrojtje të interesave nacionale maqedonase.

“Më vjen keq që e pranoi kapitulimin apo ultimatumin atëherë nga ana e fqinjit tonë lindor, në vend se të na dëgjojë edhe atëherë. Por, ja sërish i bëj tjirrje opozitës, dora është shtrirë, është dhënë dotra t’i braktisin ato teza të tyre të cilat i dëgjojmë në opinion dhe të qëndrojnë përfundimissht në mbrojtje të interesave nacionale maqedonase. Kjo është një ditë e tillë”, tha kryeministri Mickoski.

Bullgaria para disa ditësh nuk e pranoi Propozim – Planin e aksionit për pakicat sepse, siç u kumtua, ishte shkruar në gjuhën maqedonase. Plani i aksionit për avancim të të drejtave të pakicave, që është në verzionin punues, është përgatitur në pajtim me paragrafin 35 të kornizëss negociuese për vendin, e miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 18 korrik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments