-3.8 C
Tetovo
E martë, 16 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMickoski për vonesat e ndihmës sociale: Ka keqpërdorime, ka persona që marrin...

Mickoski për vonesat e ndihmës sociale: Ka keqpërdorime, ka persona që marrin mbi 60 mijë denarë në muaj

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një paraqitje në TV Sitel, duke folur për vonesat e pagesës së ndihmës sociale, theksoi se Qeveria nuk do të lejojë keqpërdorime, pasi siç tha, ka pasur raste që kanë marrë 60-65 mijë denarë në muaj për arsye të ndryshme.

“Situata është e qëndrueshme, por duhet të mësojmë rendin dhe disiplinën. Paratë nuk mund të shpenzohen spontanisht dhe buxheti nuk mund të thithet dhe mjelet përmes faturave të rreme. Kur bëhet fjalë për ndihmën sociale, ka shumë raste ku ndihma sociale, dhe ne tashmë po i analizojmë, merret për disa arsye. Kemi përfitues të ndihmës sociale që marrin NMG, (ndihmë minimale të garantuar), por edhe ndihmë tjetër deri në 60-65 mijë denarë në muaj, për disa arsye që ata marrin. Kjo është vjedhje, kjo është e paligjshme. Po, ne do ta pastrojmë dhe filtrojmë listën e përfituesve të ndihmës minimale të garantuar sepse ne kujdesemi për shtetin dhe ne kujdesemi për të ardhmen e shtetit”, theksoi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments