Kryeministri Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21 ka folur për temat aktuale. E pashmangshme ishte pyetja për aksionet policore të cilat janë kryer gjatë këtyre ditëve në Maqedoni, mes të cilave edhe ajo për shkatërrimin e grupeve kriminele.
Ai tha se deri tani janë zbardhur 7 vrasje.
“Bëhet fjalë për struktura kriminale të cilat kanë qenë të pranishme nëpër qytete të shtetit për më shumë dekada. Bëhet fjalë për grup për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara për kryerjen e veprave kriminale, mes të cilave edhe vrasje. Në bazë të dëshmive të cilat janë grumbulluar, bëhet fjalë për aksion policor më kompleks në historinë e Maqedonisë dhe aksioni do të zbardhë vrasje nga vitet e kaluara. Kanë dalë 7 vrasje”, tha Mickoski.