14.5 C
Tetovo
E enjte, 23 Tetor, 2025
BallinaLajmeMickoski për Kasamin: Nëse ndahemi për tema etnike përmes prizmit të shovinizmit...

Mickoski për Kasamin: Nëse ndahemi për tema etnike përmes prizmit të shovinizmit cili do të ishte ndryshimi midis tij dhe Aliut nga Zajazi

Kryeministri Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij me rastin e Ditës së luftës revolucionare maqedonase – 23 Tetori, tha se raundi i parë i zgjedhjeve tregoi se populli ka shpresë dhe pritshmëri që nuk do ta zhgënjejnë ose tradhtojnë. Ai i kërkoi LSDM-së opozitare të konsolidohet dhe të mendohen nëse duan të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa për BDI-në, kryeministri vlerësoi se ata morën porosinë nga populli dhe shqiptarët se mjaftë më me politikëbërje dhe abuzim të temave etnike për interesa dhe pasurim personal.

Bilall Kasami, nga ana tjetër, tha kryeministri duhet të kuptojë se jam gjithmonë i gatshëm të bashkohem në këto zgjedhje dhe të mbështesim vlera dhe jo të përçahemi për çështje dhe tema etnike, përmes prizmit të shovinizmit dhe dallimeve të ngjashme etnike.

“Raundi i parë i zgjedhjeve i shprehur përmes vendeve të fituara për kryetar komune dhe këshilltarë, dëshmoi rolin dhe mbështetjen dominante që ka VMRO-DPMNE. Dhe kjo dëshmon se populli ka shpresa dhe pritshmëri që nuk do t’i zhgënjejmë ose tradhtojmë. Nga ana tjetër, dëgjoj opozitën tonë e cila pësoi debakël historik dhe shoh se si inkurajohen dhe madje bën përllogaritje për vendet parlamentare”, tha Mickoski.

Sipas kryeministrit edhe pse opozita po përballet me një nokaut të ashpër zgjedhor nga populli, me matematika joreale ata vetëm po e irritojnë popullin.

Kryeministri theksoi se zgjedhjet e fundit i dërguan një mesazh të qartë edhe partnerit të tyre të koalicionit – Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

“BDI mori porosinë nga populli dhe shqiptarët se mjaft më me politikëbërje dhe abuzim të temave etnike për interesa personale dhe pasurim. Dhe ky rezultat ndodhi, sepse ata nuk e kuptuan se ndërsa ata merren me shqiponja, sorra dhe lepuj, populli është lodhur duke pritur për një jetë më të mirë – një jetë që qytetarët nuk e kanë marrë për 20 vjet me atë parti. Dëgjova edhe kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ata shpresojnë në këtë që të parandalohet rënia që po e përjetojnë dukshëm dhe tatëpjeta që kanë marrë është më e madhe nga ajo që shkon nga Strazha në Zajas”, theksoi Mickoski.

Kryeministri nënvizoi se të gjithë ata që shpresojnë të fitojnë diçka në politikë me tema etnocentrike duhet të shohin dhe të mësojnë nga shembulli dhe rënia e BDI-së dhe do ta kuptojnë se çfarë dua të them.

“Dhe ky është një mësim i mirë për disa politikanë të tjerë në skenën politike në vend të cilët duhet të kuptojnë se për të qenë partnerë koalicioni, duhet të jemi të gatshëm të bashkohemi dhe të mbështesim vlerat dhe jo të ndahemi për tema dhe çështje etnike përmes prizmit të shovinizmit dhe dallimeve të ngjashme etnike. Nëse është kështu, atëherë absolutisht nuk shoh ndryshimin midis tyre dhe Aliut nga Zajazi të cilin duan ta zëvendësojnë”, theksoi Mickoski.

Kryeministri tha se njerëzit nuk duhet të trajtohen si kontingjent votash që dikush mund t’i drejtojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments