Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, informoi se nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në fjalimin e presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend para deputetëve.
Ai vlerëson se presidenti në periudhën e kaluar është sjellë si “analist”.
- Ai nuk dëshiron të ndërmarrë hapa konkretë. E sheh shpesh në publik duke nxituar, pastaj kur goditet në ballë, bën dy-tre hapa prapa. Atij nuk i intereson nëse do të pëlqehet nga populli, por nëse do të pëlqehet nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, nga e cila pret mbështetje për mandatin e ardhshëm.
Vendi po zhytet në inflacion dhe në krim e korrupsion, kërcënime me bombë çdo orë dhe ai është i përjashtuar nga përgjegjësia, edhe pse ka nën autoritetin e tij një Agjenci të tërë Inteligjence. Nuk kam dëgjuar asgjë nëse po bëjnë diçka për sigurinë e qytetarëve – tha Mickoski.