1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Pendarovski e shkeli Kushtetutën, të tregojë mbi bazë të cilave argumente...

Mickoski: Pendarovski e shkeli Kushtetutën, të tregojë mbi bazë të cilave argumente ia ndau mandatin Zaevit

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me një pjesë të grupit të deputetëve të partisë pasdite në orën 15.30 do të shkojë në takim te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në vilën Vodno dhe do të kërkojë nga ai t’i bëjë të ditur argumentet dhe dëshmitë mbi bazë të të cilave ia ndau mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit.

Në konferencën për shtyp para shtabit të partisë, Mickoski akuzoi se me ndarjen e mandatit është shkelur Kushtetuta, ndërsa bashkëpjesëmarrës i këtij akti të këtillë, sipas tij, tani është edhe presidenti Pendarovski pse Zaevit ia ndau mandatin  pa  parashtruar dëshmi se ai  ka siguruar shumicë.

Sipas Mickoskit, me ndarjen e mandatit, qëllimi i Pendarovskit është t’i mundësojë edhe 20 ditë negociata Zaevit për qeveri.

“Presim dhe i bëj apel Pendarovskit të na pranojë mua dhe një deputet që të bisedojmë për dëshmitë me të cilat Zaevi e ka bindur ta marrë mandatin. Kërkojmë të na sqarojë mbi bazë të cilës dëshmi dhe dokument ia besoi mandatin Zaevit”, theksoi Mickoski.

Mandati, vlerësoi Mickoski, është uzurpuar dhe me këtë vazhdon praktika e shkeljes së Kushtetutës.

“Nga ana e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski sot u shkel Kushtetuta. Pa kurrfarë dëshmie e cila nevojitet për të pasur shumicë parlamentare prej të paktën 61 deputetë, ai ia ndau mandatin për përbërjen e Qeverisë së re deputetit Zoran Zaevit.  Pa dëshmi, pa konfirmim se posedon shumicë, Pendarovski e ndau mandatin për përbërjen e Qeverisë së re. Sipas cilave kritere Pendarovski vendosi që mandatin t’ia ndajë partisë dhe njeriut i cili nuk parashtroi dëshmi se posedon shumicë në Parlament, Mandati pa dëshmi mund të ndahet edhe në duart e VMRO-DPMNE-së e cila që fitoi më shumë deputetë në bllokun maqedonas apo BDI-së, PDSH-së, Të Majtës, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës apo cilësdo parti tjetër politike e cila është në Parlament”, tha Mickoski.

Sipas tij, “Pendarovski e keqpërdori edhe gjendjen e jashtëzakonshme, duke e vazhduar aq kohë të gjatë dhe sa herë që Zaevit i nevojitet të bëjë ryshfet institucional gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.

“Pendarovski tregoi sot nuk është president i të gjithë qytetarëve, ndërsa të paktën mbrojtës të Kushtetutës, por se është pion,  ekzekutues në duart e shefit të tij partiak Zoran Zaevit. Uzurpimi i këtillë i mandatit është me qëllim të merret kohë shtesë në të cilën kryetari i LSDM-së, i cili përmdryshe edhe vet pranoi se nuk ka shumicë, do t’i shfrytëzojë këto 20 ditë mbi bazë të përvojës paraprake të cilën e pamë, të bëjë presion joparimor dhe jo human dhe shantazhojë mbi deputetët që të sigurojë shumicë në Parlament”, tha Mickoski.

Ai shtoi se edhe kushtetuta është e qartë – nevojitet dëshmi për posedim të shumicës mbi bazë të së cilës ndahet mandati. Gjithçka tjetër, siç tha, është shkelje e Kushtetutës.

Mickoski theksoi se do të shkojë para zyrës së Pendarovskit pasdite në emër të më shumë se 315.000 qytetarëve të cilët e kanë dhënë votën e tyre për VMRO-DPMNE-në dhe për koalicionin “Për Ripërtëritje të Maqedonisë”, si dhe në emër të të tjerëve të cilët nuk pajtohen me “shkelje të këtillë të Kushtetutës”.

Ai përsëriti edhe se asnjë deputet nga partia e tij nuk do t’u japë mbështetje Zaevit dhe LSDM-së për formimin e Qeverisë.

“Gjatë 24 orëve të fundit edhe tre deputetë para “dashamirës” të cilët në emër të Zaevit dhe LSDM-së ofrojnë privilegje vetëm që të sigurojnë mbështetje për LSDM-në”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments