Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se pas zgjedhjeve lokale do të shqyrtohet mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por siç theksoi ai, një vendim i tillë nuk do të udhëhiqet nga interesi politik, por nga interesi i shtetit..
“Pres që pas këtyre zgjedhjeve lokale të hyjmë në një cikël valësh të intensifikuara investimesh dhe kushdo që e ndjek politikën do të thotë se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do të kenë fitore të fortë, më të fortë se ajo e vitit 2021. Të paktën kështu thonë ata, dhe është logjike të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të siguruar një mandat të ri katërvjeçar”, tha sot Mickoski në Forumin e Biznesit në Strumicë, në të cilin morën pjesë biznesmenë nga rajoni si dhe ministra nga kabineti qeveritar.