25.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Qershor, 2025
BallinaLajmeMickoski: Pas 7 vitesh, sot u hap kompleksi etnik “Fshati Maqedonas”,në prezentim...

Mickoski: Pas 7 vitesh, sot u hap kompleksi etnik “Fshati Maqedonas”,në prezentim nuk u pa koalicioni VLEN

Për mua është kënaqësi që edhe një objekt i harruar, i braktisur dhe do të thoja gjysmë i shkatërruar po vihet në funksion, ky është kompleksi i quajtur „Fshati Maqedonas“. Falënderim deri te investitorët, koncesionarët, të cilët patën guxim të investojnë dhe t’i ofrojnë Shkupit dhe të gjithë atyre që do ta vizitojnë Shkupin një vend tjetër turistik, alternativ dhe do të thoja ultra cilësor, ku mund të shijohet një pamje e mrekullueshme, në dhoma të bukura, apartamente dhe jam i sigurt edhe ushqim shumë i shijshëm. Kështu që natyrisht do t’u dëshiroja shumë fat në punën e tyre.

I ftoj të gjithë ata që nuk e kanë vizituar „Fshatin Maqedonas“, të vijnë në vizitë dhe të shijojnë atë që ofron ky objekt.Dhe patjetër, në periudhën që vjen, të kujdesemi që e gjithë ajo që fatkeqësisht këto shtatë vitet e fundit ka qenë e harruar, e shkatërruar dhe e dëmtuar, ngadalë por sigurt të rinovohet dhe t’ia rikthejmë shkëlqimin dhe po t’i vëmë në funksion, një nga një, në varësi të prioriteteve dhe mundësive.

Kjo është shumë e rëndësishme. Turizmi, siç e dini, e kemi komentuar që në fillim të vitit, po shënon rezultate të jashtëzakonshme. Te turistët e huaj kemi veçanërisht rritje të madhe, më shumë se 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Presim që ky trend të vazhdojë dhe të rritet. Po punojmë shumë në këtë drejtim, kështu që edhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit është jashtëzakonisht shumë e përkushtuar dhe shpresoj që ky vend për turistët që do të vizitojnë Shkupin të jetë një vend i bukur për t’u relaksuar.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments