2.3 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMickoski paralajmëron arrestimin e ish-funksionarëve të BDI-së

Mickoski paralajmëron arrestimin e ish-funksionarëve të BDI-së

“Prandaj kërkoj nga të gjithë qytetarët dhe maqedonasit, shqiptarët të jenë të qetë. Ky është një grup i izoluar i ish-zyrtarëve të lartë të pushtetit për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë kryer një krim të madh, i cili dalëngadalë do të fillojë të zbardhet së shpejti”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për media në Qeveri.

Nëse interpretohet kjo deklaratë e kryeministrit, mund të kuptohet se bëhet fjalë për partinë politike BDI. Me apo jo me dashje, kryeministri në deklaratën e tij zbuloi se “këtë” do ta shohim shumë shpejt, pra sot.

Nga kjo, a mund të konstatohet se sot do të “bie” një zyrtar i lartë i ish-qeverisë, pra anëtar i BDI-së?

Kryeministri ka paralajmëruar prej disa kohësh se do të nisë një aksion madhor për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Pavarësisht atyre që janë këmbëngulës dhe kanë personat e tyre të infiltruar në Prokurori dhe në drejtësi, pavarësisht se sa do të zgjasë lufta jonë, ne do t’i mposhtim edhe ata që janë shërbëtorë të këtyre. Dhe opinioni, maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe të gjithë të tjerët, duhet ta zbulojnë të vërtetën e vërtetë dhe të zbulojnë se çfarë fshihet pas kësaj gjuetie të këtyre profiterëve politikë dhe kjo do të dihet shumë shpejt sot”, përfundoi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments