28 C
Tetovo
E hënë, 8 Korrik, 2024
BallinaLajmeMickoski paralajmëron 1000 vende pune dhe investime të reja në të ardhmen

Mickoski paralajmëron 1000 vende pune dhe investime të reja në të ardhmen

Kryeministri Mickoski deklaroi se qytetarët duhet të jenë të gatshëm për gjëra të mira sepse priten investime të reja, zgjerim të ekzistuesve dhe 1000 vende të reja pune, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.

“Në periudhën e ardhshme do të jeni dëshmitarë të shumë investimeve të tilla. Tashmë në parazgjedhje kemi paralajmëruar se do të kemi disa investime të reja, zgjerim të disa investimeve ekzistuese. Pra do të kemi një verë dinamike sa i përket hyrjes së investimeve apo zgjerimit të investimeve ekzistuese”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se këtë vit priten disa qindra milionë euro investime të reja dhe zgjerimi i tyre, si dhe mbi 1000 vende të reja pune.

Synimi ynë është të kthejmë shpresën se mund të jetë e jona, diçka që nuk ekzistonte në shtatë vitet e fundit, theksoi kryeministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments