Është turp kjo që tregtarët po ua bëjnë qytetarëve para festave, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke kritikuar ashpër mënyrën sipas së cilës u rritën çmimet e një pjese të madhe të produkteve ushqimore edhe përkundër masave të paralajmëruara për uljen e çmimit në shportën e fundvitit. Mickoski paralajmëroi se do të kërkoj nga ISHT të bëjë analizë se si janë rritur çmimet dhe të kryej kontroll në markete.“Do të kërkoj nga ISHT një aksion të ashpër përshkak se po marr informacione se disa marketet spekulojnë dhe shërbehen me truqe. Nuk mundet ajo që atyre u është dhënë si e drejtë dhe mundësi që për disa produkte tani të kompensojnë me rritje të disa produkteve tjera që shfrytëzojnë qytetarët siç është vaji, qumështi, produktet e qumështit, sheqeri, kripa dhe kështu me radhë. Është turp që e bëjnë këtë para festave që po vijnë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.Përkundër deklaratës së tillë të Mickoskit, ministri i ekonomisë, Besar Durmishi para dy ditëve paralajmëroi se sipas tij masa respektohet dhe është e zbatueshme, ndërsa ISHT nuk ka gjetur parregullësi, si dhe se qytetarët janë të kënaqur. Por të dhënat e fundit nga Sindikatat tregojnë se shporta minimale sindikale për dhjetor është rritur për 840 denarë në krahasim me muajin e kaluar.
“Shporta minimale sindikale për dhjetorin e këtij viti është 62.861 denarë dhe është për 840 denarë më e lartë se sa në nëntor të këtij viti kur ishte 62.021 denarë. Brengos ajo që tregtarët përsëri e shfrytëzuan periudhën para hyrjes në fuqi të aksionit të fundit dhe në mënyrë të dukshme i rritën çmimet”, thonë nga LSM.
Çfarë aksionesh, çfarë çmendurie, Mickoski vetë i la marketet që të rrisin çmimet, kritikojnë nga LSDM.
“Qytetarët nuk kanë asnjë interes nga masat e pushtetit. Shportat janë manipulime dhe mashtrime. Pushteti i ka lejuar tregtarët që të pasurohen në kurrizin e popullit. Me DPMNE-në në pushtet, qytetarët kanë vazhdimisht e më pak para në xhep, varfërohen dhe çdo muaj luftojnë që të mbijetojnë. Mickoski dhe DPMNE-ja dështuan në segmentin më të rëndësishëm – ekonominë dhe standardin jetësorë të qytetarëve”, u shpreh Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Shporta e fundvitit që e promovoi Qeveria u vendos nga 15 dhjetori ndërsa do të zgjas deri më 15 janar. Por atëherë edhe vetë Mickoski u distancua dhe tha se këtë e bëjnë në marrëveshje me tregtarët dhe se ato vetë kanë vendosur që ulja të jetë 10%.