3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski pajtohet me Agelerin për deklaratën e saj në Alsat në lidhje...

Mickoski pajtohet me Agelerin për deklaratën e saj në Alsat në lidhje me Këshillim Gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoski pajtohet me deklaratën e ambasadores amerikane në Shkup, Angela Ageler e cila gjatë intervistës në Alsat, duke folur për rolin e Këshillit Gjyqësor tha se përgjegjësia është e vetë udhëheqësve të institucioneve.

Mickoski thotë se pikërisht për këtë çështjet ka propozuar shpërndarjen e dy këshillave dhe ndryshimin e ligjeve dhe kushtetutës që anëtarët e rinj të zgjidhen dhe delegohen nga vetë gjykatësit dhe prokurorët.

Sipas tij askush më shumë se anëtarët e këtyre dy organeve nuk e ka kundërshtuar këtë ide dhe për këtë arsye vazhdojnë të kërkojnë takime me të.

Por Mickoski tha se nuk ka nevojë t’i takojë, por kërkon që vetëm ta bëjnë punën e tyre për të cilën paguhen.

“Neve propozuam t’i shpërndajmë, ta ndryshojmë ligjin e nëse duhet edhe kushtetutën dhe në vend të këtyre që kanë besim prej 2 për qind, vetë prokurorët dhe gjykatësit, jo Qeveria, Parlamenti apo Presidenti, por vetë ata t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këto dy institucione. Ky ishte propozimi jonë që u refuzua. Kush e refuzoi, ata të cilëve nuk u konvenon dhe që janë mësuar të funksionin me parimin sikur deri tani. Nuk dua të më kërkojnë takime gjykatësit dhe prokurorët. Janë duke kërkuar por nuk do t’i pranoj, nuk dua. Duhet vetëm ta bëjnë atë për të cilën paguhen, tu shërbejnë atyre jo mua. Unë nuk kam nevojë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments