Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski në një preskonferencë të përbashkët me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, theksoi se Maqedonia e Veriut nuk pranon imponime nën maskën e procesit europian. Mickoski mes tjerash, tha se Maqedonia e Veriut do të lëvizë vetë me vullnet, me plan konkret dhe vizion të qartë.
“Nuk pranojmë imponime nën maskë të procesit europian. Europa është shtëpi e së drejtës, drejtësisë dhe dinjitetit. Këto janë vlerat që i pranojmë. Çdo gjë tjetër është e huaj për BE-në, dhe e huaj për ne. E nderuara komisionere Kos, në këtë Samit shteti ynë futet si shtet me drejtim të qartë. Reformat tona nuk janë dekor, janë nevojë. Ne nuk do të presim që dikush të na shtyjë, do të lëvizim vetë me vullnetin tonë, me plan konkret dhe me vizion të qartë. Realizojmë rezultate jo për shkak se dikush e kërkon këtë nga ne, por për shkak se këtë e meritojnë qytetarët tanë. Do të vazhdojmë t’i ndjekim vlerat europiane, jo sepse këtë na e urdhëron dikush, por sepse është zgjidhja jonë dhe besojmë në këtë”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeminsitër i Maqedonisë së Veriut.